-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prodhonin dhe shpërndanin kanabis, arrestohen tre të rinj në Korçë

Kryesoret

Policia e Korçës ka arrestuar tre persona për prodhim dhe shpërndarje kanabisi.

“Në vijim të operacionit antidrogë të koduar “Knock Down 2″, të finalizuar më datë 28.10.2022, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: S. J 31 vjeç, J. R 19 vjeç dhe E. T 35 vjeç, banues në Korçë,” thuhet në njoftimin e policisë.

Tre të rinjtë u arrestuan në rrugën Ravonik-Korçë, gjatë kohës që ata po lëviznin me automjetin tip “Renault”, që drejtohej nga shtetasi J. R.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, u gjet një sasi  cannabis sativa gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit S. J u gjet dhe u sekuestrua një sasi lëndcannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit