-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sveçla: Serbia nuk mund të pranojnë kurrë një Ballkan të qetë

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, me ftesë të Presidencës Çeke të Këshillit të Evropës, ka marr pjesë në forumin e Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Tiranë.

Në këtë forum tema qendrore të diskutimit ishin ndikimi në siguri i invazionit të Rusisë mbi Ukrainën, si dhe për migrimin dhe menaxhimin kufitar.

Me këtë rast Sveçla, sipas MPB’së, ka theksuar se invazioni i pa provokuar dhe i padrejtë i Rusisë ndaj Ukrainës, ka ndryshuar në gjithë botën arkitekturën e sigurisë, si dhe ka ngritur nevojën për bashkëpunim edhe më të ngushtë mes të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Lidhja e afërt e Serbisë me Rusinë cenon stabilitetin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, saktësisht sigurinë tonë, duke pasur parasysh që Serbia në bashkëpunim me Rusinë po intensifikon sulmet dhe dezinformatat me qëllim të destabilizimit të vendit tonë”, ka theksuar ministri Sveçla.

Ai ka shtuar se me ristrukturimin e qeverisë së Serbisë ka ndodhur vetëm ndryshim emrash, duke sjellë në funksione njerëz të periudhës së Millosheviqit dhe asesi ndryshim i bindjeve në raport me Republikën e Kosovës, por edhe vendeve tjera të rajonit./Express

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit