DASHI
Ditë aspak e mirë. Dashi nuk do ketë një vjeshtë aq të keqe sa Peshqit, por nuk do të jetë ideale. Gjatë periudhës së Peshores (22 shtator-22 tetor) do të ndiheni të balancuar në këtë shenjë të ekuilibruar të ajrit (e kundërta juaj e bukur!). Por në epokën e Akrepit, gjërat bëhen të vështira. Kur Afërdita të hyjë tek Bricjapi më 5 nëntor (duke qëndruar atje deri në vitin 2022) jeta juaj e dashurisë do të goditet rëndë, veçanërisht kur Afërdita të bëhet retrogradë.
BINJAKËT
Hëna e re ju ballafaqon me probleme në biznesin tuaj, por edhe në sektorin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit. Propozime të reja që mund t’ju bëhen nuk do të kenë rezultatet e dëshiruara dhe zhgënjimi do të jetë i pashmangshëm në të ardhmen e afërt, kështu që përpiquni t’i shikoni gjërat sa më realisht duke shmangur optimizmin e tepruar. Në çdo rast, në lidhje me fushën tuaj profesionale, pavarësisht nga vështirësitë dhe prapaskenat do të arrini të dilni fitues. Përsa i përket jetës sentimentale një dashuri romantike ose një aventurë do të përjetoni në këtë periudhe kryesisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës.
AKREPI
Është e qartë se këtë të diel nuk do të jeni në gjendje të bëni planifikimin e duhur të financave tuaja, madje ekziston mundësia të doni të bëni veprime mbresëlënëse për të treguar bujarinë ndaj të dashurës suaj, prandaj kini kujdes në lëvizjet thjesht për sensacion. Në fushën sentimentale gjërat janë mjaft të favorshme dhe përmes komunikimit dhe shprehjes së ndjenjave do të shtroni çështje delikate, që do t’ju udhëheqin në rrugën e harmonisë dhe të dashurisë. Ndërsa në biznes do të gjendeni përballë negociatave me pikë kryesore problematike financat tuaja.