-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jeni të ftuar”! Marifeti i “biznesmenes” që “mbushi” Tiranën me indianë

Kryesoret

Një vajzë 32-vjeçe u arrestua në Tiranë dhe bashkëpunëtori i saj indian është shpallur në kërkim me akuzën e trafikut, tre persona që kishin ardhur në Shqipëri me qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së janë proceduar penalisht.

E arrestuara është R. L., 32 vjeçe, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i saj, S. H., 50 vjeç, banues në Indi. Policia deklaron se vajza ftonte të huajt në Shqipëri, me pretendimin për t’i punësuar dhe më pas i ndihmonte ata, kundrejt pagesës, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin me vendet e BE-së.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se R. L., në bashkëpunim me S. H., siguronte ftesa fiktive për shtetas të huaj, kryesisht nga India, për të ardhur në Shqipëri, me pretendimin për qëllime punësimi. Pasi vinin në Shqipëri, 32-vjeçarja i ndihmonte ata, kundrejt fitimit, për t’u larguar në mënyrë të jashtëligjshme nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit B. J., 38 vjeç, T. Sh., 41 vjeç dhe Y. S., 19 vjeç, të tre banues në Indi, të cilët kanë hyrë në Shqipëri me dokumente të dyshuara të falsifikuara, me pretendimin se do të punësoheshin nga shtetasja R. L” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit