-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I shpëtoi atentatit para tre muajsh, gjendet i pajetë 45-vjeçari në Kuçovë

Kryesoret

Ditën e sotme 46-vjeçari Admir Bejo është gjetur sot i vdekur në banesën e tij, në lagjen “1 Maji” në qytetin e Kuçovës.

Dyshimet e para të policisë janë “konsumimi i një mbidoze lëndësh narkotike”. Trupi i pajetë i 45-vjeçarit është transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku autopsia mjeko-ligjore përcaktoi si shkak të vdekjes “trombozën në mushkëri e zemër”.

Bejo nuk është një emër i panjohur për policinë pasi më në 13 gusht 2022 u plagos me armë zjarri dhe u gjet i shtrirë në rrugë nga një kalimtar në rruginën e lagjes ku ndërroi jetë.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 06.11.2022, në fshatin Perondi, Kuçovë, është gjetur nga familjarët në banesë i pajetë dhe pa shenja dhune shtetasi A.B., 45 vjeç, banues në fshatin Perondi, Kuçovë.

Grupi hetimor dhe mjeku-ligjor, po punojnë për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së 45-vjeçarit.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit