-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Porti i Durrësit, më i madhi i kokainës në Europë

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sot se për 6 muaj resht porti i Durrësit u la jashtë kontrollit, në dorë të krimit. “Porti i Durrësit është shndërruar në portin më të madh të kokainës në Europës” tha ai.

Sali Berisha u ndal edhe te retorika e kryeministrit Edi Rama me qeverinë britanike. “Eksporti i krimit është një nga aktet më të rënda që një vend mund të bëjë ndaj vendeve të tjera dhe se lufta kundër krimit është nga detyrimet më madhore të sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar” tha ai.

Ai u doli edhe njëherë në krah pedagogëve. “Mbështesim Sindikatën e Universiteteve të vendit. Garantoj se në çdo hap të saj, ajo dhe cilado organizatë apo individ që mbron një kauzë të drejtë, do ketë mbështetjen totale të PD-së.

Përshëndes Sindikatën e Universiteteve të vendit, për betejën e tyre, vendosmërinë, mbrojtjen që kjo sindikatë u bëri dhe u bën interesave jetike të pedagogëve, punonjësve dhe studentëve të universiteteve tona, por edhe interesave jetike të shoqërisë shqiptare dhe kombit shqiptar.

Kjo sindikatë, në interesin më të mirë të kësaj beteje, ka vendosur të ndërpresë thirrjet për bojkot, por të vazhdojë luftën dhe betejën.

E garantoj se në çdo hap të saj, ajo dhe cilado organizatë apo individ që mbron një kauzë të drejtë, do ketë mbështetjen totale të PD-së.

Me këtë rast, theksoj se nuk mund të pajtohem kurrë që një pedagog në universitetin e Tiranës të marr gjysmën e rrogës që merr një pedagog në universitetin e Prishtinës, dhe kjo vetëm për faktin se qeveria e Kosovës nuk vjedh fondet siç vjedh Edi Rama” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit