-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emigrantët rusë rrisnin ekonominë e Gjeorgjisë

Kryesoret

Gjeorgjia është në rrugën e duhur për t’u bërë një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në botë këtë vit, pas një fluksi dramatik prej më shumë se 100,000 banorësh rusë që u vendosën aty pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainë. Ndërsa pjesa më e madhe e globit shkon drejt recesionit, Gjeorgjia pritet të regjistrojë një rritje të fuqishme ekonomike prej 10% për vitin 2022, që sipas institucioneve ndërkombëtare ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së konsumit. Por jo të gjithë po përfitojnë.

Ndërsa lufta asfikson Evropën, një vend po shijon një zhvillim të papritur ekonomik.

Gjeorgjia pritet të bëhet një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në botë këtë vit.

Kjo vjen pas një fluksi dramatik prej më shumë se 100,000 rusësh që nga pushtimi i Ukrainës nga Moska dhe përpjekjes së mobilizimit të rezervistëve në Rusi.

Vakhtang Butskhrikidze është drejtori ekzekutiv i bankës më të madhe të Gjeorgjisë, TBC.

“Të gjitha industritë po ecin mjaft mirë, shumë mirë. Dua të them duke filluar nga më të voglat deri tek korporatat – nga shitjet me pakicë në sektorë të ndryshëm. Nuk mbaj mend ndonjë industri që këtë vit të ketë problem”, thotë ai.

Statistikat e kalimit të kufirit tregojnë se të paktën 112,000 rusë kanë emigruar në Gjeorgji këtë vit.

Butskhrikidze thotë se shumë nga të rinjtë e ardhur sjellin mundësi të reja në Gjeorgji.

“Këta migrantë janë shumë të dobishëm sepse gjysma e tyre, ndoshta shumica e tyre, janë shumë të rinj, të arsimuar në teknologji, dhe kanë shumë njohuri. Për ne dhe gjithashtu për kompanitë e tjera gjeorgjiane, kjo është një mundësi mjaft e dobishme”.

Ata që ikin nga lufta e Rusisë u larguan duke marrë me vete shumë para./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit