Grupi i “Nikos”  dhe i 12 anëtarëve të mbetur, që kanë kryer grabitjet, janë ulur sërish në bankën e të akuzuarve për 30 vjedhjet që kanë kryer, 10 grabitjet e përgjakshme prej të cilave njëra ishte fatale dhe të tjerat me mizori të veçantë, siç thuhet në raportin e Sigurimit.

Në lidhje me sulmin me grabitje fatale në Melissia, në raport theksohet se “pacientja ka ndërruar jetë më 7 maj 2016 dhe sipas dëshmisë së motrës së saj, mjekët kurues kanë përmendur si shkak të vdekjes rrahjen që ajo ka pësuar nga autorët e grabitjes”.

87-vjeçarja fatkeqe, e cila në të gdhirë të 5 marsit 2016 mori goditjet e egra nga hajdutët shqiptarë me kapuç në kokë dhe fytyrë të mbuluar dhe pak orë pasi doli nga spitali dha frymën e fundit, dëshmoi se:

“Kam jetuar gjithmonë në Melissia Attica në një apartament në katin e parë të një shtëpie dykatëshe me motrën time. Më datë 05.03.2016 dhe rreth orës 04:30, tre autorë të panjohur të cilët ishin ngjitur në ballkon, kanë thyer një pjesë të grilave prej druri dhe më pas xhamin e dritares.

Një sulmues hyri në dhomën e motrës sime dhe sulmuesi tjetër hyri në dhomën time ku unë isha duke fjetur. Filloi të më godiste fort me grushte në fytyrë duke kërkuar që t’i tregoja ku i kemi paratë. Sulmuesi i tretë kontrolloi të gjithë shtëpinë ndërsa ne ishim të palëvizura në shtretërit tanë.

Autorët hoqën unazat që kishim në duar unë dhe motra ime. Gjithashtu një kuti me bizhuteri ari nga dhoma ime. Vlera e bizhuterive ishte afërsisht 5000 €. Më pas autorët janë larguar, njësoj si kanë hyrë në shtëpi. Më lejoni t’ju them se sulmuesi që imobilizoi motrën time mbante një armë. Nuk kam ruajtur asnjë karakteristikë të autorëve pasi mbanin kapuç dhe doreza. Gjithçka që mbaj mend është se ai fliste mirë greqisht.

Sapo grabitësit u larguan thirrëm policinë dhe më çuan në spital. Unë bëra një test depistues dhe u largova pas disa orësh. Sulmuesi që më goditi ishte shumë i dhunshëm dhe goditjet e tij ishin veçanërisht brutale. Fytyra ime ishte e fryrë dhe e mavijosur”.