Një efektiv policie është lënduar sot paradite nga drejtuesi i një makine në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Transballkanike.
Efektivi i policisë i ka bërë shenjë për të ndaluar dhe i ka kërkuar drejtuesit të tij të dalë nga makina por ky i fundit nuk ka pranuar.
Më pas efektivi ka thirrur forcat “Shqiponja” dhe sapo këto të fundit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes drejtuesi i automjetit ka dalë nga makina dhe e ka qëlluar policin.
Drejtuesi është shoqëruar në komisariat ndërsa polici po merr ndihmën mjekësore në spital me plagë të lehta.