Mbrëmjen e sotme ka startuar emisioni ‘5 Pyetjet’ nga gazetari Ilir Babaramo, në Report Tv, ku të ftuarit e parë janë dy prej kandidatëve të Primareve të Partisë Demokratike, në garën për kandidatin e kësaj force politike për në Bashkinë e Tiranës, fituesi i të cilave do të kandidojë përballë kryetarit aktual, Erion Veliaj.
Duke folur mbi fokusin e tyre në lidhje me këtë garë, e para e ka marrë fjalën kandidatja Adriana Kalaja, e cila është fokusuar tek mungesa e transparencës, sipas saj, e KLSH, që në 5 vitet e fundit nuk ka bërë asnjë inspektim në Bashkinë e Tiranës.
‘Këto janë taksat tona. Nuk janë paratë as të Erjon Veliajt dhe as të pensionit të mamasë së tij, se ato i harxhoi kur u martua. Në dijeninë tonë ne kemi informacion që kryetari i Bashkisë Veliaj i ka bërë presion KLSH që në Bashkinë e Tiranës mos të ketë auditim. Pse nuk është audituar prej 5 vitesh bashkia e Tiranës?’, u shpreh ndër të tjera në fjalën e saj, kandidatja demokrate.