Ushtria e Koresë së Veriut ka deklaruar së fundmi se testet e fundit të raketave ishin një praktikë për të goditur objektivat kryesore si bazat ajrore të Koresë së Jugut dhe të SHBA-së.
Armata e Kim Jong-un lëshoi dhjetëra raketa dhe fluturoi avionë luftarakë drejt detit javën e kaluar, gjë që shkaktoi alarme evakuimi në disa zona të Koresë së Jugut dhe Japonisë.
Regjimi tha se ishte në protestë ndaj stërvitjeve masive të forcave ajrore të SHBA-së dhe Koresë së Jugut, të cilat Veriu i konsideron si një kërcënim dhe i quan ato një “provokim të hapur dhe stërvitje të rrezikshme lufte” dhe se për këto arsye duhej të përgjigjej ushtarakisht.
Një deklaratë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Popullore Koreane tha se Koreja e Veriut do të vazhdojë t’u përgjigjet stërvitjeve ushtarake nga Koreja e Jugut dhe SHBA me “masa të qëndrueshme, të vendosura dhe dërrmuese praktike ushtarake”, raportoi Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve.