-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryetari 19 plumba drejt fqinjit në Lezhë! Dosja shkon në gjyq

Kryesoret

Gjykata ka marrë të pandehur ish-kreun e njësisë Administrative të Kallmetit në Lezhë, Besnik Simoni, i cili u përfshi në një konflikt me armë zjarri me një bashkëfshatar të tij në muajin prill.

Fqinji i tij Altin Marku akuzohet për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje. Altin Marku ka qëlluar me armë zjarri plot 9 herë në drejtim të ish-funksionarit të pushtetit vendor, Besnik Simoni.

Ky i fundit i është përgjigjur me armë zjarri duke qëlluar 19 herë me armë zjarri.

Të dy personat mbeten të plagosur, por 41-vjeçari Besnik Simoni ka mohuar të ketë qëlluar me armë zjarri ndaj bashkëfshatarit të tij, ndërsa arma nuk është arritur të gjendet.

Përplasja me armë zjarri ndodhi mesditën e 1 prillit, në rrugën që lidh fshatin Kallmet me superstradën Lezhë-Shkodër.

Altin Marku ka thënë se kishte qëlluar me armë zjarri për vetëmbrojtje. Problemet mes tyre kishin nisur një vit përpara ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit