“Atzou”, shqiptari i cilësuar si personi më i besuar i kreu të mafies së Esmin Ferhati, i njohur si Esko është lënë i lirë me kushte kufizuese.
Ai kërkoi falje për dy çështjet penale, në njërën prej të cilave u vendosën kushte shtrënguese për t’u paraqitur çdo 1 dhe 15 të muajit, për garancinë e dytë 3000 euro cash dhe më pas u la i lirë.
Esmin Ferhati ose ndryshe Esko është 30-vjeçari shqiptar që ka kryer një sërë krimesh në Athinë, grabitje, rrëmbime dhe trafikimi të lëndëve narkotike.
Esko u arrestua nga policia greke mëngjesin e 27 shtatorit, bashkë me 31 persona të tjerë. Sipas mediave greke Esko është koka e tre bandave shqiptare që operonin në kampusin universitar në Zografou.