-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbyllja e Turgut Ozalit, Berisha: Vendimet për Tiranën po merren në Stamboll

Kryesoret

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka organizuar një takim me edukatorët dhe prindërit e kopshtit Turgut Ozal, i cili u mbyll në fillim të këtij viti shkollor nga qeveria.

Ai është shprehur se mbyllja e kopshtit është tepër e rëndë për një vend të pavarur dhe marrja e një vendimi të tillë për 250 fëmijë është pak të thuash që “je i çmendur”.

“Të gjithë ata që rrisin fëmijë, që i përcjellin çdo ditë në kopsht e dinë se çfarë lidhje ekziston midis fëmijës me shokët dhe kujdestaret.
Nuk ka njeri normal që mund të imagjinoj të mbyllë një kopsht pa asnjë shkak dhe me urdhër nga jashtë. Këtë e bën një qeveritar i shkëputur tërësisht nga interesat e fëmijëve. Nga ëndrrat e fëmijëve dhe bënë çdo gjë për karrigen e tij.
Ai nuk di çdo të thotë sovranitet i vendit.
Vendimet për këtë vend janë marrë për 500 vite me radhë në Stamboll, por ne jemi shkëputur nga ai realitet. Vendimet duhet të merren në Tiranë, kjo e kopshtit është historia më e turpshme,” është shprehur Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit