Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla u shpreh sot se në drejtorinë rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut janë paraqitur 578 dorëheqje të zyrtarëve serbë.
“Zyrtarisht janë paraqitur 578 dorëheqje, prej të cilave 461 nga policia e rendit publik, 107 nga policia kufitare dhe 10 nga hetimi”, tha Sveçla në një konferencë për media.
Ai tha se policëve serbë u rrezikohet jeta nëse nuk japin dorëheqje, pasi janë të kërcënuar.
“Dorëheqjet po vijnë pas kërcënimeve dhe shantazheve, me ç’rast rrezikohet edhe ekzistenca e vetë këtyre zyrtarëve policorë në rast se nuk japin dorëheqja”, tha ai.
Kurti: Beogradi kërcënoi serbët në Kosovë, Vuçiç refuzoi planin franko-gjerman