-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pakica bullgare, Shkupi nis debatin për ndryshimet kushtetuese

Kryesoret

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut, të hënën, më 7 nëntor, kanë nisur bisedimet për ndryshimin e Kushtetutës me qëllim përfshirjen e pakicës bullgare në pjesën e preambulës si popull shtetformues.

Kjo parashihet me Marrëveshjen me Bullgarinë, për kapërcimin e kontestit mes dy vendeve për çështjet që kanë të bëjnë me historinë, gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Marrëveshja kishte për bazë një propozim francez për heqjen e vetos bullgare, që çoi në nisjen e bisedimeve politike për anëtarësim, më 19 korrik.

Por, bisedimet reale apo për kapitujt nuk do të mund të nisin pa plotësimin e kushtit kryesor që ka të bëjë me ndryshimin e Kushtetutës dhe këtë Maqedonia e Veriut ka afat të bëjë deri në përfundimin e procesit të skriningut, apo të verifikimit të legjislacionit vendor me atë të BE-së.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, që drejton partinë kryesore në Qeveri, Lidhjen Social Demokrate, kërkon mbështetjen e partive tjera parlamentare pasi ndryshimet kushtetuese miratohen me dy të tretat apo me 80 nga 120 votat e deputetëve sa numëron Kuvendi.

Shumica parlamentare numëron 63 deputetë.

“Qëllimi i kësaj takimi është që së bashku me kryetarët e të gjitha partive politike të bisedojmë për të ardhmen evropiane të vendit dhe për të gjitha vendimet që duhet t’i miratojnë me një konsensus të gjerë politik. Agjenda evropiane është mbi të gjitha, është interes i qytetarëve dhe i shtetit, andaj duhet të veprojmë të gjithë së bashku”, ka deklaruar Kovaçevski./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit