-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shisnin kanabis, në pranga dy të rinjtë në Burrel

Kryesoret

Policia e Burrelit ka arrestuar dy të rinj, pasi shpërndanin lëndë narkotike.
Sipas njoftimit të policisë gjatë kontrollit fizik A. Ll 19 vjeç, banues në Klos dhe E. K 18 vjeç, banues në Burrel, i’u gjetën lëndë narkotike kanabis të ndarë në dhjetëra doza.
Njoftimi i policisë:
Në Mat, në kuadër të operacionit policor “Xibri”, u arrestuan në flagrancë, gjatë tentativës për të shpërndarë dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kanabis, shtetasit:
– A. Ll., 19 vjeç, banues në Klos dhe E. K., 18 vjeç, banues në Burrel, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe iu sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, të ndarë në dhjetëra doza, gati për shitje.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit