Kryetari i degës së PD-së në Tepelenë, Malo Sadikaj ka shpallur 5 kandidatët pretendentë për tu futur në zgjedhjet lokale të 2023.
Kandidatët janë Hysni Kasemi, Baftjar Imeri, Arben Çulli, Astrit Zeneli dhe Mehmet Veizi. Ata vijnë nga fusha të ndryshme profesionale.
“Demokratet, opozita e bashkuar, simpatizantet e saj, mergimtaret ,dhe qytetaret e ndershem do te kene nje nga intelektualet e mesiperm Kryetarin e ardhshem te Bashkise Tepelene,” ka shkruar ai në Facebook.
Lista e kandidatëve:
1-HYSNI KASEMI.Mjek Kirurg Stomatolog.
2-BAFTJAR IMERI, Inxhinier Gjeolog,mergimtar.
3-ARBEN ÇULLI ,Mesues Matematike.
4-ASTRIT ZENELI ,Mjek Hematolog,Spitali Traumes Tirane
5-MEHMET VEIZI ,Inxhiner Ndertimi.