Zëvendësja e Partisë Demokratike Floriana Garo në një deklaratë për mediat duke kujtuar tragjedinë e 26 nëntorit 2019 ka akuzuar Kryeprokurorin e Durrësit Olsian Çelën, se ka lënë mënjanë çështjen dhe askush nuk është dënuar. Sipas Garos në këtë mënyre ai po i vret për herë të dytë familjet e viktimave.
“Dje, drejtësia e reformuar dhe e shndërruar në degë të ekzekutivit me reformën e George Soros, shënoi një rekord të zi me vendimet e saj. Kjo drejtësi, në tre vjetorin e vdekjes, dha pafajësi për përgjegjësit e vdekjes së paralajmeruar të 51 banorëve që humbën jetën në rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.
Kryeprokurori i ri Olsian Çela, produkt i reformës në drejtësi, më 7 dhjetor 2019, pak ditë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të atij viti, që u mori jetën 51 shqiptarëve dhe la mijëra të pastrehë, deklaronte:
Inserti-video me deklaratën në Durrës të Olsian Çelës
Kanë kaluar 3 vjet tashmë nga ai apel dhe zotim i Kryeprokurorit, dhe drejtësia nuk është bërë, as për të vdekurit dhe as për të mbijetuarit e shpërngulur nga vatrat e tyre. Jo nga tërmeti, por nga dora e zeze e pushtetarëve, ministrave dhe kryebashkiakëve mafiozë të Edi Ramës, ndërtuesve, inxhinjerëve, teknikëve etj.
Zotimi para Prokurorisë së Durrësit i Olsian Celës, dhe evidentimi i fajtorëve nëpërmjet shkeljeve, u shoqërua me emra, por me urdhër direkt të Edi Ramës, që kontrollon çdo qelizë të drejtësisë së kapur, me asnjë të dënuar.
Gjykimi përfundimtar u dha dje për personat e akuzuar për viktimat dhe dëmet e tërmetit në Durrës. Të gjithë të pafajshëm: që nga ish-drejtori i ALUIZNI-t Flamur Gjuzi, ish-drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Artur Çela, dhe një i akuzuar për ndërtim të paligjshëm, Artur Terziu.” deklaroi Garo.