Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, gjatë një konferencë për media, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet të implementojnë marrëveshjet të cilat tashmë i kanë nënshkruar në procesin e dialogut, duke përfshirë edhe fillimin e bisedimeve nga pala kosovare për të themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Ne po u bëjmë thirrje të dyja palëve që të zbatojnë detyrimet që kanë nënshkruar përmes procesit të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka theksuar Price.
Ai ka komentuar edhe tërheqjen e përfaqësuesve të komunitetit serb nga të gjitha institucionet e Kosovës.
Një retorikë çfarë po mbretëron aktualisht në raport me veriun e Kosovës, sipas Priceit vë në rrezik jetët e qytetarëve.
“Aksionet dhe retorika që rritë mundësinë e dhunës vë jetë të pafajshme dhe të forcave ndërkombëtare paqeruajtëse që janë në terren në një rrezik të panevojshëm”.
Zëdhënësi amerikan ka potencuar gjithashtu se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës pajtohen me Bashkimin Evropian se zhvillimet e fundit janë shqetësuese dhe vënë në rrezik progresin e rëndësishëm të arritur deri tani në dialogun e ndërmjetësuar nga BE”.