Deputetja e PD-së, Grida Duma largohet nga politika. Ditën e sotme përmes një konference për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Duma njoftoi vendimin që ishte lakuar prej ditës së djeshme në disa portale.
Duma tha se ka vendosur që të dorëzojë mandatin e deputetes. Ajo pritet që të drejtojë një emision politik në Top Channel, çdo të hënë dhe të enjte. Përveç Dumës, mandatin e dorëzoi dje edhe deputeti tjetër demokrat Alfred Rushaj.
Petrit Doda do të zëvendësojë Alfred Rushajn, ndërsa Ori Nebiaj, prezantuese në Top Channel pritet të zëvendësojë Grida Dumën. Zyrtarisht vendimin do ta njoftojë KQZ.
U largua nga politika, Grida Dumës i dridhet zëri: Po iki me një peng të madh