Partia Demokratike vazhdon që të presë kandidaturat për “Primaret”.
Në mediat kanë dalë emrat e të propozuarve në bashkitë e Maliqit dhe të Devollit.
Nga strukturat e Partisë Demokratike të Devollit deri tani janë propozuar nga shumica e anëtarësisë Vojsava Bregu, Arben Miza dhe Elvis Hajderelli.
Nga dega e Partisë Demokratike të Maliqit deri ditën e sotme kanë dalë vetëm dy emra.
Bëhet fjalë për Fredi Gega i cili ka qenë në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare 2021 si dhe emri i Alfred Berberit.