-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mori me shpulla e shau me libër shpie qytetarin/ Muhamet Rrumbullaku merr vendimin drastik për Kryepolicin e Pukës, Pjerin Lazri!

Kryesoret

Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka marrë vendimin për shkarkimin dhe përjashtimin nga radhët e uniformave blu të shefit të Komisariatit në Pukë Pjerin Lazri, pasi ky i fundit u filmua duke dhunuar dhe kërcënuar një qytetar.

Në njoftimin e policisë së shtetit thuhet se vendimi ndaj Lazrit është marrë për shkelje të rëndë të kodit të etikës dhe komunikimit dhe tejkalim të kompetencave duke abuzuar rëndë me detyrën.

“Të fus në dhe mor k*r! Përmend emrin ti by***ir, se…“/ Shefi i Komisariatit të Pukës rreh dhe kërcënon qytetarin, dalin bisedat shokuese!

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË SË SHTETIT:

Mbi rastin e transmetuar pak minuta më parë, në emisionin investigativ ”Stop”, në të cilin shfaqet shefi i Komisariatit të Policisë Pukë, shtetasi P. L., duke shkelur Kodin e Etikës dhe të komunikimit, si dhe duke goditur një shtetas, sqarojmë opinionin publik se:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit sapo është njohur me rastin, ka shkarkuar nga detyra  dhe ka përjashtuar menjëherë, nga radhët e Policisë së Shtetit, shefin e Komisariatit të Policisë Pukë, për shkelje të rëndë të Kodit të Etikës dhe të komunikimit dhe për tejkalim të kompetencave, duke abuzuar rëndë me atributet që i jep ligji dhe detyra.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit garanton qytetarët se është shumë i vendosur për të reaguar me ashpërsinë e ligjit ndaj kujtdo punonjësi policie që shpërdoron detyrën dhe që abuzon rëndë me uniformën e shenjtë të Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve dhe si e tillë nuk mund të kenë vend në radhët e saj, punonjës policie që me veprimet e tyre abuzive shkelin liritë e të drejtat e qytetarëve dhe cënojnë besimin e mbështetjen e tyre, për mijëra burra, gra, djem dhe vajza të Policisë së Shtetit që përballen përditë me krimin dhe që punojnë e sakrifikojnë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit