Paraditen e sotme policia spanjolle në bashkëpunim me atë shqiptare zbarkuan në kompleksin e banimit “Dardanët” pranë stadiumit ‘Elbasan Arena’ ku janë vendosur shumë biznese.
Operacioni është zhvilluar në kushte ‘Top secret’, ndërkohë që policia ka rrethuar prej 30 minutash një biznes në katin e 2.
Dera e biznesit që ishte në shënjestër u hap me shpërthim. Brenda u gjet një person, të tjerët ishin larguar.
Dyshohet se kemi të bëjmë me një qendër call center, që mashtronte të huajt, mes tyre spanjollë. Deri më tani nuk dihet se kujt i përket ky biznes.