Ashtu siç kishin lajmëruar ditë e sotme pedagogët kanë dale sërish në protestë për plotësimin e kushteve të tyre.
Mes thirrjeve që qeveria të mos mbyll veshët ndaj thirrjeve të tyre, pedagogët kanë thënë se kërkesat e tyre prekin të gjithë shoqërinë, veçanërisht studentët.
“Unë ju falënderoj të gjithëve, edhe ata kolegë që tani po bëjnë mësim, falënderoj edhe drejtuesit e institucioneve që me siguri po marrin ndo një vendim më të rëndësishëm se kërkesat tona. Kauza nuk nisi vetëm për pagat.
Nëse ne pranojmë që shpenzimet tona të mbulohen nga tarifat e studentëve universitete do të kenë më pak sode. Rrjedhimisht do të rriten dhe studentët. Cikli i studimeve Master ka tarifa të njëjta me universitete private. Studentët shqiptarë bëjnë master shkencor që është për shkencëtar, sepse janë të detyruar.” tha pedagogia Enkelejda Olldashi.