Plot 74 kompani të prodhimit të armëve janë sanksionuar nga Rusia. Ky veprim erdhi si kundërpërgjigje për sanksionet e perëndimit.
Kryeministri rus Mikhail Mishustin nënshkroi një dekret që zbaton “masa të veçanta ekonomike” për 74 kompani të përfshira në prodhimin e armëve .
Sipas një dokumenti të publikuar në faqen e internetit të qeverisë, lista përfshinte 74 organizata nga Bullgaria, Britania, Gjermania, Kanadaja, Lituania, Sllovakia, Polonia, Republika Çeke, Mali i Zi, Estonia dhe SHBA.
“Transaksionet në fushën e bashkëpunimit ushtarako-teknik janë të ndaluara me kompani nga kjo listë”, thuhet në njoftim.
Kjo është lista e dytë e kompanive të sanksionuara nga Rusia. E para u publikua në maj, duke aplikuar sanksione ndaj 30 kompanive-ish-degë të gjigantit rus të energjisë Gazprom, të shpronësuara nga vendet e huaja.