Janë dhënë disa detaje të tjera nga telefonata 911 që është bërë kur reperi, këngëtari dhe aktori amerikan, Aaron Carter, u gjet i vdekur në një vaskë në shtëpinë e tij.
Thirrja në 911 u bë nga një shërbëtore e cila gjeti trupin e artistit e që me këtë rast u zbuluan edhe disa nga detajet shqetësuese.
The Sun raportoi gjithashtu se fqinjët përreth shtëpisë së Carterit në Kaliforni mund të dëgjonin punonjësen e shtëpisë duke bërtitur, “Ai ka vdekur, ai ka vdekur”.
“Me keqardhje të madhe konfirmoj se Aaron Carter u gjet pa shenja jetë në shtëpinë e tij në Palmdale, CA”, konfirmoi një përfaqësues i këngëtarit 34-vjeçar për Page Six të shtunën.
“Familja është njoftuar dhe do të udhëtojë për në Los Angeles. Aaron punoi shumë deri në fund të jetës së tij, për të qenë një baba i mirë dhe për të rregulluar raportet me familjen e tij”.
Asnjë shkak zyrtar i vdekjes nuk është bërë ende i ditur për publikun.