Ditën e djeshme Gjykatën Speciale në Beograd është mbajtur seanca e radhës ndaj klanit famëkeq kriminal të Veljko Belivuk dhe Marko Miljkoviç, të cilët dyshohet se kanë organizuar një antenat edhe ndaj presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.
Sipas mediave serbe, gjatë ditës së sotme ka foluri pandehuri Srgjan Laliç i cili zbuloi disa detaje në lidhje me atentatin.
“Në janar të vitit 2021 Marko dhe Veljko shkuan në Zvicër me rastin e lindjes së fëmijës së tij. Pasi morën informacion nga një pjesë e shërbimeve malazeze nën kontrollin e Kavçanës se vrasja e tyre po planifikohej, ata u paraqitën në aeroport si karrem i gjallë, për të arrestuar disa shallarë”, tha ai duke shtuar: “Më pas, kanë biseduar se si kanë lëvizur me autokolona të armatosura, se si një pjesë e shërbimit ka qenë pas tyre, si duhet të vendosej edhe këtu në Serbi.”, ka thënë ai, shkruajnë mediat serbe.