-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Facebook largon nga puna 11 mijë njerëz

Kryesoret

Kompania mëmë e Facebook-ut, Meta, pritet t’i largojë nga puna 11.000 njerëz, ose rreth 13 për qind të fuqisë së saj punëtore, pasi po përballet probleme dhe pasiguri në të ardhurat vjetore, si dhe probleme tjera të industrisë së teknologjisë.

Kështu thuhet në letrën e 9 nëntorit, që themeluesi i kësaj kompania, Mark Zuckerberg, ua ka drejtuar punëtorëve të tij.

Zvogëlimet e vendeve të punës vijnë vetëm një javë pas shkarkimit të pothuajse gjysmës së punëtorëve në kompaninë Twitter, e cila tash është në pronësi të miliarderit, Elon Musk.

Zuckerberg tha gjithashtu se ai kishte marrë vendim për të punësuar shumë njerëz gjatë periudhës së mbylljes, duke parashikuar rritje të shpejtë edhe pas përfundimit të pandemisë.

“Fatkeqësisht, nuk shkoi ashtu siç prisja”, tha ai.

“Jo vetëm që shitjen online janë kthyer në tendencat e mëparshme, por rënia makroekonomike, rritja e konkurrencës dhe humbja e reklamave kanë bërë që të ardhurat tona të jenë shumë më të ulëta nga sa prisja. Kam gabuar dhe e marr përgjegjësinë për këtë”, shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit