Policia belge ka arrestuar një 23-vejçar shqiptar pasi u kap duke bërë gara shpejtësie
I riu shqiptar ishte duke udhëtuar me një shpejtësi prej 200 km/h duke vënë në rrezik vetën dhe të tjerët. Ai u ndalua në Groot-Bijgaarden.
Pas sinjalizimit një patrullë e Policisë e pikasi të riun shqiptar në dalje të parkut industrial Mechelen-Zuid, ai më pas ka ka hyrë në autostradën E19, në drejtim të Brukselit.
“Kur kolegët tanë ia bënë të qartë shoferit gjatë ndjekjes se duhej të ndalonte, ai nuk u përgjigj dhe vijoi të ecte me shpejtësi. Shoferi rriti shpejtësinë e tij, duke shtypur rregullisht pedalin e gazit në më shumë se 200 kilometra në orë. Gjatë ndjekjes, 23-vjeçari shqiptar ka vënë në rrezik edhe një shofer tjetër për shkak të shpejtësisë së mjetit.”, shpjegoi kryeinspektori.
23-vjeçari pas arrestimit është dërguar në komisariatin e Mechelen për hetime të mëtejshme.