Policia Britanike ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar pasi u kap duke u kujdesur për bimët e kanabisit.
Samed Halilaj ka thënë para autoriteteve se ishte i detyruar të punonte pasi duhet të shlyente borxhet.
Avokatja e tij, Lucy Ffrench, i tha Gjykatës së Kurorës së Oksfordit se kushtet ‘të vështira’ në të cilat u gjend klienti i saj ishin të detajuara në deklaratën e një prej policëve të thirrur në shtëpi.
“Kishite një borxh ju thoni rreth 11,000 £ – ndaj një shqiptari ose shqiptari. Ata e dinë se ku jeton familja juaj në Shqipëri. Ju kërcënoheshit se do të punonit në shtëpi për të shlyer borxhin?”. ka thënë avokatja.