Rezultatet e parashikuara vazhdojnë të shfaqen, dhe ndërsa të gjitha fitoret janë të veçanta, disa bëjnë histori.
Më poshtë do të gjeni kandidatët që me historinë e tyre kanë tërhequr jo pak vëmendje.
- Demokrati Maxwell Frost , 25 vjeç, parashikohet të fitojë në Distriktin e 10-të të Kongresit të Floridës. I lindur në 1997, ai është anëtari i parë i Gjeneratës Z i zgjedhur për të shërbyer në Kongresin Amerikan.
- Kandidatja republikane Katie Britt , 40 vjeçe, do të zgjidhet si gruaja e parë e Alabamës që do të shërbejë në Senatin e SHBA-së, sipas parashikimeve nga partneri amerikan i BBC-së, CBS News.
- Demokrati Wes Moore , 44 vjeç, ka bërë gjithashtu histori si guvernatori i parë me ngjyrë në Maryland. Ai është vetëm guvernatori i tretë me ngjyrë i zgjedhur në historinë 246-vjeçare të vendit, së bashku me Deval Patrick nga Massachusetts dhe Douglas Wilder nga Virxhinia.
- Demokratja Maura Healey , 51 vjeç, fituesja e parashikuar e garës për guvernator të Massachusetts, është lezbikja e parë që zgjidhet guvernator.
- Demokrati James Roesener , 26 vjeç, parashikohet të bëhet burri i parë transgjinor që do të zgjidhet në çdo legjislaturë shtetërore në historinë e SHBA.