-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ku është bosi? Lirohen vajzat dhe djemtë e call center-it në Vlorë

Kryesoret

Policia e Vlorës ka liruar nga qelia 15 vajzat dhe djemtë që u shoqëruan një ditë më parë në kuadër të operacionit për call center-at në bashkëpunim me autoritetet spanjolle.

Ditën e djeshme u zhvilluan disa operacione në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë për të goditur personat që qëndrojnë pas mashtrimit të qindra qytetarë spanjollë me pretendimin se po investojnë në bursë, por në fund u merrnin lekët duke i zhvatur.

Policët spanjollë erdhën vetë në Shqipëri. Në Elbasan dhe në Tiranë nuk arritën që të arrestonin asnjë person. Në Vlorë u shoqëruan personat që punonin por një ditë më pas u liruan.

SPAK ka sekuestruar kompjuter dhe prova materiale të cilat mund të çojnë në zbulimin e skemave të mashtrimit ose personave të përfshirë në të.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit