-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush ishte spiuni brenda policisë? Misteri i “ushtarit” që qëlloi hasmin e “bosit”

Kryesoret

Hetimi që çoi në arrestimin e 15 personave dhe shpalljen në kërkim të 5 individëve të tjerë për një seri vrasjes me pagesë në Tiranë dhe Durrës, ka bërë që kjo çështje të marrë vëmëndjen e autoriteteve belge.

Drejtësia e këtij vendi, ka kërkuar nga prokuroria e Durrësit, të ekzekutojë një letërporosi duke i dhënë përgjigje 10 pyetjeve, që kanë të bëjnë me aktivitetin kriminal të Kevin Zenelit alias Suçit, të shpallur në kërkim gjatë operacionit “Porositësi”.

Letër-porosia që autoritetet belge u kanë drejtuar homologëve të tyre shqiptarë është e muajit Tetori 2022.

Një dokument i tillë është dërguar në Shqipëri, pas arrestimit të disa personave në Durrës dhe shpalljen në kërkim të Kevin Suçit, që dyshohet se kanë marrë porosi nga Kasandër Noga për vrasjen e disa “armiqve” të tij në Tiranë e Durrës.

Mes 10 detyrave që belgët, i kanë lënë prokurorisë dhe policisë së Durrësit, është identifikimi i një oficeri të Policisë Gjyqësore, lidhur me të dhënat e TIMS për Mikel Rakipllarin dhe Renato Rapaj. Për Belgët, Kevin Zenelin, konsiderohet si “krahu i djathtë” i Kasandër Nogës dhe që besohet, se ka qenë i pranishën në atentatin kundër Erion Hasanbellit në Bruksel.

Por ndërkohë që Noga, u arrestua pak pas atentatin, Kevin Suçi, thonë belgët në letërporosi, ka ndryshuar mbiemrin në “Zeneli” duke kryer një martesë fiktive me një vajzë që vuan nga ç’regullime mendore.

Sipas dosjes hetimore belge, rezulton se: “…Kasandër Noga dhe Kevin Suçi (Zeneli) dyshohen se, në datën 11 qershor 2022, midis orëve 20:15 dhe 20:21, kanë tentuar ta vrasin duke e qëlluar 7 herë me armë zjarri në bulevardin “Adolphe Max 76” në Bruksel, mbi një njeri të identifikuar në bazë të pasaportës shqiptare si Mikel Rakipllari. Autori ka qëlluar nga pas dhe ka përdorur një armë Makarov. Personi i plagosur i quajtur Mikel Rakipllari është në fakt shtetasi Erion Hasanbelliu…”-thuhet në dokument.

Mes 10 detyrave që belgët i lenë prokurorisë dhe policisë, bëhet fjalë për kontrollin e banesës së Kevin Suçit, marrjen në pyetje të Kevin Zenelit, si marjen e një profili ADN të tij.

Ndër të tjera belgët duan të verifikohen llogaritë dhe transfertat bankare të Zenelit si dhe të merret në pyetje një oficer i policisë gjyqësore, lidhur me të dhënat e TIMS për Mikel Rakipllarin dhe Renato Rapaj.

Gjithashtu, belgët i kanë kërkuar palës shqiptare nëse pistoleta tip “Makarov” e përdorur në tentativën e vrasjes së Erion Hasanbellin, është në armë e policisë së Shtetit ose jo./ Elton Qyno

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit