-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Porti i Durrësit, Alibeaj: Rama po dhuron 1 milion metra katror pa asnjë garë

Kryesoret

Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me ligjin e qeverisë për Portin e Durrësit, të cilin e votoi kundër. Ai ka listuar 4 argumente për këtë gjë ku është shprehur se ligji dhuron 1 milion metra katror të Durrësit pa asnjë procedurë dhe se kjo është një aferë dhe më e rëndë dhe se ajo e teatri apo inceneratorëve.

Postimi i plotë:

Grupi parlamentar i PD-së votoi sot KUNDËR ligjit të propozuar nga qeveria për portin e Durrësit. Argumentet tona kundër këtij ligji janë:

1- Ky ligj dhuron pothuaj 1 milion m2 të portit të Durrësit, pasuri e shqiptarëve, pa asnjë garë apo procedurë transparente.

2- Ky ligj u kërkua të kalohet me shpejtësi rrufe në Kuvend, ndërkohë që negociatat dhe transparenca e vetme kanë qenë darkat e Ramës dhe qeveritarëve të tij në restorantin e Nusretit.

3- Ligji i sotëm i prezantuar në mënyrë aspak transparente dhe profesionale, vetëm me 5 nene, ndërkohë që bëhet fjalë për një nga pasuritë më të mëdha të shqiptarëve; fsheh marrëveshjen, kushtet, financimin dhe përfitimin.

4- Ky është një ligj ku parlamentit i kërkohet të jetë thjesht noter i verbër i një qeverie që ka një rekord aferash korruptive, si teatri, ligji tvsh-së, aeroporti i Vlorës, rruga Milot – Balldren, llotaria kombëtare, ligji i mediave, ligji per koncesionet dhe PPP etj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit