-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama mbron portin e Durrësit, Tabaku: Skemë e njëjtë si inceneratorët

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama mbrojti sot investimin që planifikohet që të bëhet në portin e Durrësit. Ai shpjegoi në Kuvend se çfarë përfiton vendi.

“Investimi në portin e Durrësit, është simbol kombëtar për një erë të re, i cili punëson 12 mijë njerëz, nuk nxjerr asnjë lek nga buxheti, por sjell mbi 2 miliardë.

Është investim i huaj direkt. I sjell kompania nga jashtë. Se ku e gjeni ju pafytyrësinë që pa ditur dhe lexuar, projekti futet sot dhe do të ketë gjithë rrjedhën e vet të diskutimeve” u tha ai deputetëve të PD-së.

Por deputetja Jorida Tabaku u shpreh se skema e portit të Durrësit është e njëjtë si ajo e inceneratorëve.

“Sot i kthye ne burg nje ish deputet. Me te njëjtën gjuhe mbrojti edhe inceneratoret. Sa herë shthuret gjuha. Sa herë përdoret ky fjalor, dihet se po mbrohet një aferë. Sa herë rriet krimi, droga. Ju kujtohet droga me avionë?

Kjo gjuhë tregon nivelin e politik-bërjes se kësaj qeverie dhe këtij kryeministri. Tregon edhe këtë mënyrën e vjetër të politikës që ka kapur për fyti që ka kapur parlamentin, politikën. Nuk e kam lexuar dokumentin e Portit të Durrësit. Se po kërkojmë  të lexojmë materialin.

Sulmi i paprecedentë. E njëjta gjuhe. E njëjta fjalor. Afera e inceneratorit. E njejta aferë u mbrojt me procedurë të përshpejtuar. Një ish deputet i kthyer në burg sot. Kjo gjuhë shpjegohet vetëm pas asaj që po ndodh pas dyerve të SPAK-ut” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit