15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rublat ruse, Balla: Kam dokumentet, Berisha s’ka burrëri të përballet

Kryesoret

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është kundërpërgjigjur kreut të PD-së Sali Berisha në lidhje me vendosjen e buxhetit të 2023.

Ai e ka konsideruar Berishën si tradhtarin e më të madh të 110 viteve të fundit.

“CIA, e cila është një nga struktura më të besueshme për ne shqiptarët, ka treguar se PD është financuar me 600 mijë dollarë, me fatura, përmes dy personave rusë. Po pse e financoi Rusia se i vinte keq për PD-në?

Donald Lu i vuri përpara dosjen Saliut dhe ai doli me vrap për ta kundërshtuar, se nuk i përgjigjej dot.

A i kanë treguar SHBA se Saliu ishte lidhja mes PD-së dhe financimet ruse? Jam i gatshëm nëse ai e ka burrërinë, por që s’e ka, që të përballem dhe me këto dokumenta që ne i kemi.

Berisha sa herë që kemi një çështje për shqiptarët është kundër në histori. Ai theu embargon e OKB për Milloshevicin dhe financoi me naftë,” u shpreh Balla.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit