Një aksident rrugor është shënuar pasditen e kësaj të enjteje në hyrjeje të Lezhës.
Një makinë tip “Ford” ka dal jashtë korsisë dhe është përplasur me pemë dhe ndriçuesin e rrugës.
Mësohet se shoferi i mjetit ka humbur kontrollin pasi i janë çarë gomat. Në mjet ndodheshin dy persona, të cilët nuk janë lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plot të aksidentit.