-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bujar çfarë ke? Si nisi sherri, Paloka niset drejt Ramës, ndërhyn garda (VIDEO)

Kryesoret

Tension, fyerje dhe ofendime. Kuvendi e mbylli seancën maratonë ditën e sotme ashtu sikur e nisi mëngjesin e djeshëm. Në fund të diskutimeve, deputetët u ftuan që të votojnë për projektbuxhetin. Por sapo futen në sallë Edi Paloka dhe Bujar Leskaj ngacmohen nga socialistët.

“5pyetjet.al” sjell pamjet e momentit kur Paloka dhe Leskaj komunikojnë, fillimisht me Elisa Spiropalin dhe më pas me kryeministrin. Edi Rama dëgjohet të thotë vetëm kaq; Bujar çfarë ke? Biseda nuk dëgjohet e plotë, pasi komunikimi ishte pa mikrofon.

Në këtë moment Kuvendi ndërpret sinjalin. Por në pamjet që qarkulluan në rrjet garda rrethoi foltoren, teksa kryeministri qëndronte i ulur në karrigen e tij dhe Paloka shkoi drejt tij. Më pas Edi Rama i drejtohet Lindita Nikollës “A ka mundësi që këta të dy të dalin jashtë, të përjashtohen?”, ndërsa ajo i përgjigjet: “Një sekondë”.

Tap në Kuvend? Gati përjashtimi për dy deputetët

Zyra e shtypit të Kuvendit njoftoi me shpejtësi se dy deputetët Paloka dhe Leskaj ishin të dehur. “Kuvendi i Shqipërisë bazuar ne Rregulloren e vet do te marre masa disiplinore me perjashtim 10 ditor nga punimet, per deputetet Edi Paloka dhe Bujar Leskaj. Per shkak te konsumit te pijeve alkoolike, dy deputetet bene veprime te pahijshme dhe perdoren nje fjalor banal gjate procesit te votimit,” njoftimi i Kuvendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit