-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Buxheti 2023, Braçe: Duhet më shumë për bujqësinë, të rritet paga minimale

Kryesoret

Deputeti i PS-së  Erion Braçe nga kuvendi i Shqipërisë tha se dy vitet e fundit kanë qenë shumë të vështirë për shkak të pandemisë dhe luftës.

Braçe tha se nuk është i kënaqur nga niveli i zbatimit të buxhetit të vitet të kaluar dhe sipas tij kjo vjen edhe nga  mosrealizmi i shpenzimeve.

“Jam i shqetësuar për menaxhimin e buxhetit vitin e shkuar. Kjo vjen edhe prej mosrealizmit të shpenzimeve, këto janë shkurtime dhe unë jam kundër.

Cilado njësi që dështon duhet marrë përgjegjësi, përfshirë përgjegjësitë publike. Duhet të na identifikojnë ne si të majtë.

Braçe gjithashtu tha se duhet te guxojnë me pagën minimale pasi sipas tije paga minimale  e tanishme është një privilegj për punë vjedhësit  e mëdhenj.

Ai gjithashtu shtoi se buxheti për bujqësinë ka nevojë për më shumë para pasi prodhimet po rriten.

“Nevoja për para po rritet. Nafta 1 mld e 550 mln lekë, jam kundër shkurtimeve në buxhetin aktual të 2022. Edhe 1 mld lekë shtesë për të paguar të gjithë ata që janë shpallur fitues dhe kanë plotësuar kushtet.”

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit