-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FSHF “shuplakë” të fortë Devollit

Kryesoret

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dënuar Devollin që luan në Kategorinë e Dytë me pesë ndeshje pa tifozë dhe dy milionë lekë për dhunën ndaj arbitrave, hyrjen e tifozëve në fushë dhe sjelljen e futbollistëve në ndeshjen me Labërinë. Po ashtu edhe trajneri Malësia dhe futbollisti Fabian Nallbati janë pezulluar me disa javë. Dënime edhe te Labëria, Tërbuni, Valbona apo Lushnja.

VENDIMET

KF Devolli, për sjelljen e gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës si dhe dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive duke lejuar hyrjen brenda rrethimit të fushës të personave të pa autorizuar, që shkaktuan ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të neneve 50, 63, 64/3/b dhe 65/3/c të KDS, dënohet me zhvillimin e 5 (pesë) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.

Lojtari i Laberia FC, Xhuliano Mirani, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF Devolli, Fabian Nallbati, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Laberia FC, Albano Caushaj për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i KF Devolli, Egli Malesia, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit