Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen e titullit kampion të Kategorisë Superiore që do të luhet në “Arena Kombëtare”, më 12 maj ora 20:00.
Çmimet janë rritur në krahasim me biletat e gjysmëfinaleve të Final Four. Çmimet e biletave janë: 1000 lekë, 1500 lekë, 3000 lekë, 4000 lekë, 5000 lekë.
Aktualisht vetëm Vllaznia njihet si finaliste, pasi mposhti Dinamon dje me rezultatin 2-1. Finalisti tjetër do të vendoset nga çifti Egnatia-Partizani.









