Eduart Grishaj ka konfirmuar atë që ne dinim prej kohësh. Arbana Osmani do të prezantojë “Festivalin e Këngës” në RTSH këtë vit.
Pas disa bashëkpunimeve të suksesshme, çifti do të vijë sërish së bashku, Osmani në rolin e moderatores dhe Eduarti në atë të regjisorit të Edicionit të 61 i Festivalit.
I ftuar në “Ditë pas dite”, Grishaj foli edhe për ndjesitë rreth kësaj eksperience të re.
“E di si më duket sikur luan me Tiranën apo Vllazninë dhe vjen një moment që luan me Kombëtaren. Ne jemi rritur me Festivalin e fundvitit, i cili ishte i vetmi program që ne e prisnim dhe kam një ndjeshmëri të mirë për këtë gjë.
Mendoj që jemi bërë një grup që po japim maksimumin edhe duke ndryshuar disa gjëra që ne mendojmë se mund të ishim bërë më mirë dhe që ne do të bëjmë një revolucion. Një nga elementët që ne mendojmë se mund të jetë interesant është votimi i publikut, pra do ta zgjedhë ai se cila këngë do të shkojë në Eurovision”-tregoi Eduart Grishaj.