-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryemadhi: Dy prova të reja për inceneratorët! Rama po u jep edhe 10 mln euro

Kryesoret

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi doli sot në një bashkëbisedim me gazetarët për të publikuar fakte të reja lidhur me skandalin e inceneratorëve.

Ish-kryetarja e LSI-së i kërkoi prokurorisë që të sekuestrojë inceneratorin e Tiranës me qëllim parandalimin e pagesave, 10 mln euro që janë planifikuar këtë vit për impiantin e trajtimit të mbetjeve në kryeqytet.

SPAK të bllokojë pagesat nga buxheti për inceneratorin e Tiranës. Dhe këto para që janë paguar 15 mln dollarë dhe 10 milionë që do të kalojë këtë vit, mund të shërbenin për shumë gjëra të tjera. Nuk kam asnjë thirrje për inceneratorin e Tiranës në SPAK.

Padia jonë kryesore është për Tiranën. Argument e mos-thirrjes së Monika Kryemadhit është kjo tabelë këtu. Qytetarëve të Tiranës i grabitën 15 milionë dollarë.  Nuk është e kollajshme të thërrasësh Erion Veliajn dhe Edi Ramën por më e pakta është të bllokojë pagesat për inceneratorin e Tiranës” tha ajo.

Në konferencën e sotme, Kryemadhi tha se ka zbuluar dy prova të tjera në aferën e inceneratorëve. Së pari, “Klodian Zoto ka paguar rreth 2 mld lekë për 19 kompani. Ajo që të bën përshtypje janë Lumi-06 Elvis 03 Group dhe Elvis Co. Vlera e grabitur shkon rreth 19 milionë dollarë.

Këto pagesa Klodian Zoto i ka bërë në vitin 2018-2019-2020-2021. Ndërkohë që dje kryeministri thoshte që janë paditur nga Drejtoria e Tatimeve. Kur janë paditur si i kanë lejuar të paguhen dhe të marrin paratë.

Nuk është e vërtetë që prokuroria i ka dhënë dokumentet LSI. Rama i bën presion prokurorisë për të mos vazhduar për inceneratorin e Tiranës. Elbasani dhe Fieri u sekuestruan kur u mbyllën të gjitha pagesat.

Tre kompanitë të cilat janë paguar edhe paditur në prokurori nga Drejtoria e Tatimeve. Të njëjtat kompani që kanë kryer skemën tek inceneratori i Elbasanit dhe Fierit janë dhe tek Inceneratori i Tiranës” tha ajo.

Prova e dytë, tha më tej deputetja është “pika që mund të sekuestrojë cdo pagesë private në inceneratorin e Tiranës është kompania fiktive “Pivot4”. Prokuroria është përballë një prove të jashtëzakonshme për evazionin fiskal të 189 mln dollarëve që janë grabitur” tha ajo.

Kryemadhi: Klodian Zoto ka paguar rreth 2 mld lekë për 19 kompani

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit