Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama nga Kamëz nuk i kurseu kritikat dhe ironinë për 2 rivalët e tij, Ilir Meta dhe Sali Berisha. Teksa iu referua Partisë së Lirisë si Partia e Lekut, Rama tha se edhe ish-LSI është e përfshirë financimin rus njësoj si Partia Demokratike. Por sot, Monika Kryemadhi e mohoi.
Kryemadhi: Dy prova të reja për inceneratorët! Rama po u jep edhe 10 mln euro
“Rama ulërin, ujku, ujku dhe çakalli bën kërdinë këtej. Partia e Lirisë dhe ish-LSI nuk ka marrë asnjë fond ruse. Asnjë nga PL nuk ka dalë në listën e pyetjeve të një hetimi të madh që po bëhet në Amerikë, të ish-drejtorit të FBI-së, mikut të Ramës që po hetohet për rusët.
Rama e ka si anti-stres për problemet e veta për të nxjerrë ndonjë blof mediatik sa herë i shtrëngohet laku për inceneratorin e Tiranës. Nuk ka asnjë të vërtetë për rublat në lidhje me PL, po të kishte Rama do të kishte vendosur nja 10 prokurorë për të hetuar” tha ajo.
Kryemadhi: Klodian Zoto ka paguar rreth 2 mld lekë për 19 kompani