Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar ashpër pas zhvillimeve në dosjen hetimore ndaj saj dhe Ilir Metës, duke deklaruar se do të kërkojë kthimin e çështjes në SPAK.
Ajo akuzoi prokurorinë për shkelje të procedurës ligjore dhe për qëllime politike.
“Nuk ka asnjë provë të re. Është vetëm përgjigjja e një letërporosie që SPAK ka dërguar në nëntor 2024 dhe ka mbërritur më 1 tetor. Prokuroria ka shkelur procedurën duke çuar dosjen në gjykim pa mbyllur hetimet, sepse i binte të dilte Ilir Meta nga burgu. Kjo dosje, ashtu siç ka ardhur, do të kthehet prapa. Hetimi nisi për minierat e floririt, gradaçelat në Angli e Amerikë dhe milionat në offshore, por po përfundon te heqja e mitrës sime në vitin 2019,” deklaroi Kryemadhi.









