Mblidhet sot Kryesia e Partisë Socialiste. Takimi nisi rreth orës 19:00, në selinë rozë. Në këtë mbledhje po diskutohet çështje organizative, politiko-partiake, ku gjithçka është në fokus të zgjedhjeve lokale të 14 majit të vitit 2023.
Mësohet se, në fokus është organizmi i PS-së në bashki dhe në degët e saj në rrethe dhe në komunat e vendit, sa i përket fuqizimit të strukturave të kësaj force politike në funksion të zgjedhjeve.
Është ende herët për të folur se cilët do të jenë kandidatët që do të përzgjedhë PS-ja për garën e 14 majit. Kujtojmë se në disa takime që kryeministri Rama ka mbajtur në disa bashki, ka rikonfirmuar kandidimin e disa kryebashkiakëve në garën e 2023-shit.