Drejtuesi i SPAK, Prokurori i dosjes dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit mesditën e sotme njoftuan rezultatet e operacionit që finalizuan me ndihmën e spanjollëve në Tiranë, Elbasan dhe Vlorë për goditjen e call center-ave që mashtronin qytetarët duke u zhvatur qindra mijëra euro. Arben Kraja u shpreh se operacioni ishte i shtrirë në disa shtete.
“Hetimi ishte i përbashkët dhe i shtrirë në shumë shtete të ndryshme, Spanjë, Finlandë, Suedi, Gjermani, Gjeorgji, Maqedoni, Bullgari dhe Ukrainë.
U bëj thirrje shqiptarëve që të mos përfshin në këto aktivitete, që në dukje kanë përfitimin e shpejtë, por kanë pasoja” tha ai.