Protesta e sotme u nis e qetë dhe u mbyll me incidente. Disa qytetarë çanë kordonin e policisë për t’u drejtuar drejt hyrjes së Kryeministrisë duke hedhur bojë të kuqe. Një person u shoqërua në komisariat.
Një nga personat që çau kordonin e policisë u shpreh se ishte emigrant dhe po protestonte jo në mbrojtje të Partisë Demokratike, por në mbrojtje të tokës së tij.
VIDEO-Kush e bëri thirrjen? Hap pas hapi, si e çau turma kordonin te Kryeministria
“Dua që të vihet drejtësi në Shqipëri, nuk ka rëndësi se kush është a PD, a PS, dua që të ketë drejtësi, e dua Shqipërinë, dua të jetoj në vendin tim,” – u shpreh i riu.
Ai tha se do vazhdonte të protestonte për të ardhmen e tij, ndërsa u shpreh se nuk e ka thirrur njeri në protestë dhe nuk e dinte si do vijonte gjithçka” tha ai.
Kryeministria u blindua para se të niste gjithçka, ndërsa shtyllat ndriçuese u grasuan. Në tarracat e institucioneve përgjatë bulevardit ka efektivë gjithashtu.









