-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Boçi: Të shembin blindat, shqiptarët i kanë sytë te PD-ja

Kryesoret

Opozita po zhvillon një protestë kombëtare përpara Kryeministrisë duke kërkuar largimin e qeverisë Rama nga pushteti. Sali Berisha dhe Ilir Meta u shprehën se ky është fillimi i valës së protestave deri në largimin e qeverisë.

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi tha se e gjithë Shqipëria i ka sytë në këtë protestë. “Të shembin blindat e portave të ëndrrave tona. Besimi im është i madh tek ju. Kjo nuk është një sfidë politike. Ky është një mision qytetar” tha ai.

Fjala e plotë

Të dashur shqiptarë, motra, vëllezër, të rinj dhe të reja! Ju përshëndes sot me pasionin e falenderuesit për këtë pjesmarrje madhështore dhe t’ju them se ajo që na ka mbledhur sot këtu, në këtë shesh, është më e madhe se ne të gjithë së bashku.

Se ajo që na ka mbledhur në këtë shesh nuk është thjesht e sotmja, është e ardhmja e fëmijëve tanë, e familjeve tona, e atdheut tonë.

Se ajo që na ka mbledh nuk është thjesht ekzistenca jonë.

Jo! Është dashuria për prindërit tanë, është dashuria për familjet tona, është dashuria për të afërmit tanë, është dashuria për jetën, për qytetarët, për atdheun.

Ajo që na ka mbledhur të gjithëve këtu nuk është thjesht vuajtja e atyre që jetojnë sot në këtë vend, por është dhe dëshpërimi i atyre që duan të largohen nga ky vend.

Ajo që na ka mbledhur sot nuk është thjesht politika, është Shqipëria, është atdheu.

Dhe ajo që na ka mbledhur sot këtu është besimi se Shqipëria ka burra dhe gra si ju që i dalin zot vetes, i dalin zot atdheut, i dalin zot besimit, i dalin zot famlijes duke luftuar dhe duke u ndeshur.

Të dashur qytetarë, unë e di mirë forcën e pasionit tuaj revoltues. E di mirë vullnetin e zemërimit tuaj dhe prandaj jemi sot këtu bashkë, prej këtij vullneti për të ndezur gulçin e revoltës që do ta kemi pishtar në marshimin tonë për rrëzimin e kësaj qeverie dhe këtij kryeministri.

Të dashur qytetarë, e gjithë Shqipëria sot është me ju. E gjithë Shqipëria e ka mendjen dhe zemrën këtu tek ju. E gjithë Shqipëria i ka sytë dhe veshët këtu ke ju. E gjithë Shqipëria ka besim te forca juaj, te karakteri juaj, te qëndresa juaj.

Prandaj së bashku të vazhdojmë betejën tonë. Së bashku ta mundim të keqen që na ka pushtuar. Së bashku ta përmbysim regjimin që ka rënuar jetën e shqiptarëve. Dhe së basgku t’i shembim blindat e portave që ka burgosur lirinë tonë, ëndrrat tona dhe prapa blindave të burgut të fusim atë që e meriton, që fshihet pas dritareve dhe pas ikjeve nga shteti.

Të dashur qytetarë, besimi im është i madh, besimi i Partisë Demokratike është i madh tek ju dhe kjo nuk është një beteje dhe sfidë politike.

Jo! Ky është një mission qytetar të cilin jam i bindur që së bashku do ta çojmë deri në fund, deri në fitore.

Bekuar qofshi! E bekuar qoftë Shqipëria! Faleminderit!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit